Arben Krasniqi - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Kur po fillonte lufta në Kosovë...

Hendboll

Arben Krasniqi - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Kur po fillonte lufta në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:07
Arben Krasniqi - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Kur po fillonte lufta në Kosovë...

Kush më shumë e kush më pak kanë dhënë kontribut në vitet e 90-ta (1991-1999), për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër iu kundërvunë regjimit serb.

Arben Krasniqi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej hendbollistëve më të mirë. 

Krasniqi nuk kurseu asgjë nga vetja, me sukses luante në pozitën e alos së majtë dhe për klubin e Dritës nga Gjilani.

Image

Vitet e sfidave të mëdha.

Vitet e sakrificës, por Krasniqi asnjëherë nuk u ndal dhe as që u tremb nga kërcënimet e milicisë së pushtuesit serb. 

Krasniqi ka qenë një luftarak i madh në fushë, zemra e klubit të Dritës.

Ish hendbollistit edhe sot i kujtohen ndeshjet që zhvillonin në fushën “Selami Hallaqi” në Gjilan, në Dumnicë, në “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj, në Gërmi etj. 

“Me kujtohet me shumë nostalgji ajo kohë, kam qenë lojtar standard në Dritë prej themelimit, prej kohës kur na kanë dëbuar serbët prej palestrave.

Image

Ka qenë sakrificë e madhe, sepse ndeshjet e hendbollit janë zhvilluar në fusha të shkollave jo të përshtatshme për hendboll por dëshira dhe vullneti ka qenë më i madh se çdo gjë tjetër

Po në gjysmë sezonin kur po fillonte lufta në Kosovë ishim në vendin e parë dhe kishim ekip shumë të fortë, por fatkeqësisht gjysmë sezoni tjetër nuk u zhvillua fare dhe përfundoi ashtu”, tregon Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai është krenar që ishte pjesë e armatës së sportistëve shqiptarë në gjeneratën e sakrificës dhe i rezistuan regjimit serb. 

Krasniqi kujton atëkohë me krenari: “Kemi qenë pjesëmarrës të rregullt në Play - Off dhe finalist të Kupës në dy raste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat