Prishtina edhe zyrtarisht në garat evropiane

Hendboll

Prishtina edhe zyrtarisht në garat evropiane

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:10
Edi Kolgeci

Presidenti i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), edhe zyrtarisht konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane.

Presidenti i klubit, Edi Kolgeci, nuk mendoj edhe shumë, por pas diskutimeve me kryesi vendosi që të marr pjesë në garat evropiane.

Kolgeci njihet si nga punëtorët më të mëdhenj të hendbollit dhe që i ka dhënë frymë hendbollit kryeqytetas.   

“KH Prishtina edhe këtë vit përfaqëson Kosovën në garat evropiane

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se klubi jonë, KH Prishtina edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e garës EHF European Cup. Kundërshtari i Prishtinës do të kuptohet në muajt në vazhdim.

Tani, më shumë se kurrë klubi jonë shpreson se do ta ndihmojnë sponsorët, individët e ndryshëm e mbi të gjitha Komuna e Prishtinës, për garat evropiane”, njofton KH Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat