Këndej o mbaruam, këndej me tetë skuadra në Evropë

Hendboll

Këndej o mbaruam, këndej me tetë skuadra në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:34
Këndej o mbaruam, këndej me tetë skuadra në Evropë

Çuditë në hendbollin e Kosovës nuk kanë të sosur! Me tetë skuadra në garat evropiane. Është një lajm shumë i mirë nëse klubet do t’i kishin kushtet, por shumica prej tyre janë në krizë të rëndë dhe disa ankohen: Mbaruam, nuk ka mjete!  

Shtrohet pyetja, a ka ndonjë kriter Federata e Hendbollit e Kosovës, që nëse një klub nuk ka buxhet dhe bëjnë probleme para ndeshjeve evropiane se nuk kanë mjete për udhëtim, siç ndodhi vitin e kaluar dhe para disa viteve tjera, kush jep përgjegjesi? FHK-ja kanë përvojë në këtë drejtim ose kanë harruar apo më rëndësi numri i skuadrave pjesëmarrëse!

“Plot tetë skuadra e Kosovës të hendbollit do të jenë pjesë e skenës evropiane në edicionin e ardhshëm, 2021/2022.

Pra të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të dalë në gara kontinentale, si asnjëherë deri më tani.

Paraqitja në Evropë vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa shumë prej skuadrave tona synojnë të kalojnë kundërshtarë. Natyrisht shumë do të varet nga shorti që do të tërhiqet.

Të gjitha klubet kanë vendosur të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Bëhet fjalë për nivelin e tretë evropian, por që përfshinë skuadra mjaft të forta evropiane.

Te hendbollistët në Evropë do të garojnë Besa Famgas, Prishtina, Trepça dhe Vëllaznimi. Ndërsa te hendbollistet suksesin në Kupën Evropiane e kërkojnë Vushtrria, Istogu, Prishtina e Ferizaj”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat