Tetë skuadra të Kosovës në gara evropiane

Hendboll

Tetë skuadra të Kosovës në gara evropiane

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Plot tetë skuadra të hendbollit do të jenë pjesë e skenës evropiane në edicionin e ardhshëm, 2021/2022.

Pra të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të dalë në gara kontinentale, si asnjëherë deri më tani.

Paraqitja në Evropë vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa shumë prej skuadrave tona synojnë të kalojnë kundërshtarë. Natyrisht shumë do të varet nga shorti që do të tërhiqet.

Të gjitha klubet kanë vendosur të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Bëhet fjalë për nivelin e tretë evropian, por që përfshinë skuadra mjaft të forta evropiane.

Te hendbollistët në Evropë do të garojnë Besa Famgas, Prishtina, Trepça dhe Vëllaznimi. Ndërsa te hendbollistet suksesin në Kupën Evropiane e kërkojnë Vushtrria, Istogu, Prishtina e Ferizaj.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat