Kosova nuk e meriton këtë! FHK të kërkojë përgjegjësi për humbjen me 39 gola diferencë

Hendboll

Kosova nuk e meriton këtë! FHK të kërkojë përgjegjësi për humbjen me 39 gola diferencë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:07
Kosova nuk e meriton këtë! FHK të kërkojë përgjegjësi për humbjen me 39 gola diferencë

Edhe humbja e ka një justifikim por jo me rezultat të basketbollit! Edhe humbja deri në 20-25 gola në hendboll përtypet disi nga zori por assesi me 39 gola diferencë!

Kosova nuk është pa traditë të hendbollit, po i ka gati 70 vjet që ekziston ky sport në këtë nën qiell!

Holanda U-19 sot ka shënuar fitore të thellë me rezultat 53:14 ndaj Kosovës U-19, në kuadër të Kampionatit Evropian në konkurrencën e femrave!

Të gjithë e dijnë se Holanda ka qenë favorite e madhe por jo edhe të fitojë me 39 gola diferencë!

Kjo punë nuk duhet të shkojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dikush duhet të jap llogari fije e për pe!
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, duhet urgjentisht që të mblidhet pas këtyre garave, të ulen dhe të analizojnë tërë rrjedhën dhe pse erdhi kjo humbje e rëndë. 

Të kërkohet shkaku apo arsyeja e kësaj humbje, e para, a janë meritore të gjitha që u ftuan në Kombëtare? E dyta, a janë përgjegjës trajnerët për këtë humbje apo puna që bëhet shkel e shko nëpër klube me kategoritë e reja. 

Federata e Hendbollit e Kosovës pas kësaj humbje duhet të shikojë mirë e mirë këtë punë, ta shikojë qoftë nevoja edhe 200 herë ndeshjen e sotme, se si humbën me 39 gola diferencë.  Çfarë nuk funksionojë dhe çfarë duhet? Federata duhet të reagojë sa më shpejt, mos të tolerojë humbje të këtij nivelit sepse Kosova nuk i ka 5 vite me hendboll por gati 70 vite!

Pyetja më e vështirë që bëhet dhe që nuk ka përgjigje: Kush po punon nëpër klube, a janë të duhurit apo të zorit? Si është mësuesi është edhe nxënësi.

Kur është mësuesi superior edhe nxënësi shembullor, e kur mësuesi është i dobët nxënësi edhe më i dobët! Sa më shpejt të mblidhen edhe ekspertët dhe të shohin se si mund të dilet nga ky kaos! Komuniteti i hendbollit të reagojë fuqishëm, ata që janë njohës të kësaj loje, e keqja nëpër klube e kudo nuk luftohet duke pirë kafe e birra dhe kuvenduar në kafiteri!

Është koha të këndelleni, ta ktheni hendbollin në nivelin e merituar femëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat