Hasan Shala godet rëndë pas humbjes së Kosovës nga Ishujt Faroe: Dikujt duhet dhënë të kuqin! 

Hendboll

Hasan Shala godet rëndë pas humbjes së Kosovës nga Ishujt Faroe: Dikujt duhet dhënë të kuqin! 

Nga: K.G. Më: 11 korrik 2021 Në ora: 20:56
Hasan Shala godet rëndë pas humbjes së Kosovës nga Ishujt Faroe: Dikujt duhet dhënë të kuqin! 

Veprimtari i hendbollit, Hasan Shala, ka humbur durimin nga këto rezultatet e Kombëtares së Kosovës U-19 (femrat), sidomos humbja e sotme me rezultat 34:15 nga Ishujt Faroe U-19, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Dje, Kombëtarja e Kosovës u mposht me 53:14 nga Holanda.  

“Tani nuk ka asnjë koment për këtë!!!

Dikujt duhet dhënë të kuqin nga se po rezulton se detyrat e shtëpisë me Kombëtaren i kanë bërë në mënyrë diletante dhe pasoj e gjithë kësaj janë rezultatet edhe ndaj Kombëtareve, ku hendbolli lëre që nuk ka pas traditë por është në stadin fillestarë!

Ndizeni fitilat e ndaleni këtë katrahurë dhe shpëtojini vashat nga degradimi i mëtejmë i lojës së hendbollit të cilën ato me shpirt e dojnë!”, komenton Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat