Kreu i FHK-së priti presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës

Hendboll

Kreu i FHK-së priti presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:55
Kreu i FHK-së priti presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Besim Aliti, janë pritur sot nga drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, kryetari Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Të dyja palët kanë diskutuar gjetjen e formave të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FHK-së, derisa presidenti Krasniqi ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me drejtuesit e FHK-së.

Temë diskutimi ishte edhe përzgjedhja e Grantit Ekipor për Kombëtaren e Hendbollit, konkurrenca e meshkujve, grant ky që ndahet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për çka drejtuesit e FHK-së shprehën mirënjohjen ndaj KOK-ut.

Image

Një tjetër çështje që u bisedua ishte Kampionati Botëror i Hendbollit për Universitete, i cili do të mbahet vitin ardhshëm në Prishtinë, pas organizimit të fituar nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës.

Partner i këtij organizimi është edhe FHK-ja, e cila pritet të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi me Federatën Botërore të Sportit Universitar (FISU).

Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini, është njëherit edhe nënpresident i KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat