Kosova pas fitores me Bosnjën, sonte pëson humbje të thellë nga Maqedonia

Hendboll

Kosova pas fitores me Bosnjën, sonte pëson humbje të thellë nga Maqedonia

Nga: K.G. Më: 15 korrik 2021 Në ora: 22:09
Kosova pas fitores me Bosnjën, sonte pëson humbje të thellë nga Maqedonia

Kombëtarja e Kosovës U-19 përfundoi aventurën në fazën e grupeve evropiane me një fitore e tre humbje. 

Kosova U-19 sonte mposhtet në Shkup me rezultat të thellë 33:16 nga Maqedonia e Veriut U-19, në takimin e xhiros së fundit të grupit 2 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Vashat tona pas fitores me rezultat 30:28 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, sonte pësuan humbje të thellë me 17 gola nga Maqedonia.

Ishujt Faroe përfunduan në vend të parë me 7 pikë, pasojnë Holanda me 6, Maqedonia e Veriut 5, Kosova 2 dhe Bosnja dhe Hercegovina 0 pikë.

Kosova ka bilancin 1 fitore e 3 humbje, me goldallim  75:148. Kosova tani lufton për plasman, të shtunën ndeshet me Islandën U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat