Trajneri serb frikësohet nga Kosova, ja çfarë thotë për Pejën

Hendboll

Trajneri serb frikësohet nga Kosova, ja çfarë thotë për Pejën

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:52
Trajneri serb frikësohet nga Kosova, ja çfarë thotë për Pejën

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane të EHF-it në hendboll (meshkujt), kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, do të ndeshet me Borcin nga Banjalluka. Borci është klub serb nga Bosnja dhe Hercegovina. 

Trajneri i Borcit, Mirko Mikiç, tha se nuk është i kënaqur me shortin. 

"Unë nuk jam i kënaqur me shortin, as nga ana sportive as për shkak të cilësisë së rivalit, as për shkak të presionit që ai do të na sjellë. 

Për fat të keq, kishte shumë gjëra jo sportive gjatë udhëtimit tonë në Pejë në sezonin e kaluar. 

Ne tani jemi të përqendruar vetëm në mbledhjen e forcës dhe të bëjmë punën sa më të mirë që të jetë e mundur", - tha Mikiq, trasnmeton media serbe "Mondo.ba".

Një deklaratë skandaloze e Mikiqit për faktin se në Pejë janë pritur n[ë mënyrën më të mirë.

Ndeshja e parë do të luhet më 16 ose 17 tetor në Banjallukë, ndeshja e kthimit në Pejë është caktuar për shtatë ditë më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat