KHF Istogu: Kemi filluar të ndërtojmë skuadrën

Hendboll

KHF Istogu: Kemi filluar të ndërtojmë skuadrën

Nga: K.G. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:23
KHF Istogu: Kemi filluar të ndërtojmë skuadrën

Kryetrajneri Faruk Shala synon të ndërtojë një ekip të fuqishme për rrafshin ndërkombëtar.

Istogu është hera e pestë që marrin pjesë në garat evropiane.

Fituesja e Kupës së Kosovës, ka qenë befasia më e madhe në edicionin e kaluar në Kupat Evropiane. 

“Istogu për herë të pestë me radhë është përfaqësuesi i Kosovës në kupat evropiane, ku kësaj radhe për kundërshtar do të ketë skuadrën më të mirë të Islandës KA/POR dhe fatmirësisht ndeshjet do të zhvillohen me një numër të caktuar të shikuesve në palestër.

Istogu ka filluar të ndërtoj skuadrën që do të shtegtoj në kupat evropiane këtë vit për një paraqitje të denjë.

Kundërshtari ynë është mjaft i fortë por jo edhe i pa kaluar. Me përkrahjen tuaj, të donatorëve dhe institucioneve ne synojmë ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Së bashku, për një Istog evropian”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat