E hidhur, vdes sportisti i njohur i Kosovës 

Hendboll

E hidhur, vdes sportisti i njohur i Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2021 Në ora: 20:49
E hidhur, vdes sportisti i njohur i Kosovës 

Lajm i hidhur, sot pas një sëmundje ka ndërruar jetë sportisti i njohur Ylber Zaskoku.

Zaskoku, ish hendbollist i skuadrës me renome Kastrioti nga Ferizaj, kontriboi shumë në vitet e 90-ta në pavarësimin e hendbollit nga ai ish jugosllav dhe serb,  

Ai përveç me hendboll, i ka kushtuar rëndësi edhe bodybildingut, alpinizmit dhe u marrë pothuajse me çdo sport. Ikja e hershme e tij në amshim, ka tronditur Ferizajn me rrethinë dhe tërë Kosovën.   

“Lamtumirë shoku im!”, ka shkruar ish hendbollisti Xhavit Morina.  

Selajdin Hajdini, ish portier i futbollit, është pikëlluar që humbi një shok e mik të dashur.

“Lamtumirë shoku im i bankës shkollore dhe i jetës, me ike shumë shpejt e papritur, ishe edhe inspirimi im sepse ti vendose gjithë jetën të jesh njeri sportist dhe unë ta kisha zili, të qoftë i lehtë dheu, shpirti yt pushoftë në parajsë, do të kujtoj me malle sa të jem gjallë, Lamtumire Shoku im i jetës”, ka shkruar karikaturisti Sela.

Komuna e Ferizajt me kryetar Agim Aliun, shprehin ngushëllime familjes.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të dalluar ferizajas, Ylber Zaskoku.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës, Agim Aliu, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Zaskoku, komunitetit sportiv, miqve e të njohurve të të ndjerit.

"Lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të dalluar ferizajas, Ylber Zaskoku na pikëlloi pa masë.

Ai përveç që u shqua në sportin e hendbollit, u shqua edhe për guxim, që sypatrembur mos ta zmbrapsnin as përndjekjet e shantazhet e pushtetit serbo-sllav. Miqtë humbën një bashkëlojtarë të shkëlqyer, një mik të çmueshëm, gjersa Ferizaj humbi një qytetar të dalluar e sportist kulminant.

Ngushëllime të sinqerta familjes Zaskoku, komunitetit sportiv e të gjithë miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës shpirti i tij!" mbyllet telegrami i ngushëllimit”, shkruan në faqen e KK të Ferizajt. 

Ish portieri i hendbollit, Misret Maliqi është i tronditur. “Pusho i qetë miku dhe bashkëlojtari im Ylber Zaskoku.
Faleminderit për të gjitha ato momente dhe kujtime shumë të bukura gjatë karrierës aktive si sportist”, ka shkruar Maliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat