Gati për edicionin e ri

Hendboll

Gati për edicionin e ri

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:25
Gati për edicionin e ri

Dymbëdhjetë skuadrat e Superligës së Kosovës në hendboll (vajzat), janë të gatshme për fillimin e edicionit të ri të garave.

Skuadrat e Superligës i kanë nisur me kohë përgatitjet dhe janë mobilizuar për kampionatin që fillon këtë fundjavë.

Pritet garë e fortë si për titull të kampionit ashtu edhe për të evituar largimin nga elita. Po ashtu pritet të dalin në pah lojtare të reja që vetëm sa do ta pasurojnë hendbollin tonë.

Tri ndeshje janë të shtunën e tri të dielën. Të shtunën janë takimet: Vushtrria – Shqiponja, Kastrioti – Vëllaznimi e Prishtina – Jusuf Gërvalla.

Ndërsa ndeshjet e së dielës janë: Samadrexha – Vjosa, Drita – Istogu e Ferizaj – Ulpiana. Titullin e kampionit e mbron Vushtrria. Vushtrria pritet të rivalizohet fuqishëm nga Istogu, por edhe skuadrat si Prishtina, Ferizaj, Kastrioti. Por natyrisht nuk përjashtohet mundësia që në garë për titull të përfshihet edhe ndonjë skuadër tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat