Haziri: Rahoveci synon top 4-shen në Superligë 

Hendboll

Haziri: Rahoveci synon top 4-shen në Superligë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:09
Haziri: Rahoveci synon top 4-shen në Superligë 

Rahoveci startoi në mënyrën më të mirë në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 34:31 Drenicën nga Drenasi.

Figura qendrore e fitores padyshim është hendbollisti Alban Haziri, duke shënuar 17 gola.

Rahovecianët kanë ambicie të mëdha në edicionin e ri, këtë e thotë edhe Haziri.

Përveç se janë të organizuar si ekip, si përparësi e kanë edhe palestrën prej më të bukurave në Kosovë.  

Së pari vlen të përmendet se angazhimi në stërvitje dhe serioziteti maksimal arrita të rezultoj me fillim plot 17 gola në ndeshjen e parë. Falënderimi i takon edhe lojtarëve për bashkëpunimin dhe  koncentrim deri në fund të ndeshjes, ku edhe fituam. 

Gjithashtu puna e palodhshme që arritëm këtë fitore i drejtohet edhe trajnerit Leonard Culaj.

Synimi jonë është të jemi në top 4-shen këtë edicion. 

Unë shpresoj se deri në fund do të jemi një ekip i kompletuar dhe do të vazhdoj ta jap më të mirën prej vetes për Klubin tim”, thotë Haziri për gazetën kombëtare Bota sot”.

Rahoveci ka punë të vështirë këtë javë, do të ndeshet në Pejë me kampionin në fuqi Besa Famgas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat