Eugeni, dikur rrezikonte në mes të kordonit të milicisë serbe, sot udhëheq Federatën në Kosovë!

Hendboll

Eugeni, dikur rrezikonte në mes të kordonit të milicisë serbe, sot udhëheq Federatën në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:33
Në të majtë është Eugen Saraçini, në mes Fatmir Makolli dhe në prapavijë Rrustem Mustafa – “Remi”. 

Vitet e 90-ta, vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës. 

Vitet e terrorit nga regjimi serb! Çdo gjë shqiptare sulmohej e shkatërrohej nga agresori serb.

Është interesant 1 tetori i vitit 1997, protestat studentore që u organizuan në Prishtinë kundër pushtuesit serb, në fotografi shihen edhe tre emra, që sot janë figura shumë të njohura: Eugen Saraçini, Fatmir Makolli dhe Rrustem Mustafa – “Remi”. 

Makolli e kishte për detyrë të ruante rektorin Ejup Statovci. 

Eugen Saraçini, në vitet e 90-ta, ka qenë gazetar dhe raportonte për zhvillimet dramatike në Kosovë, shqiptarët kërkonin të drejtat e tyre, çlirimin dhe në anën tjetër regjimi serb rrihte, arrestonte e vriste shqiptarë pa dallim moshe e gjinie. 

Një mision i vështirë për gjithsecilin në vitet e 90-ta, aq me tepër të raportosh për ngjarjet e asaj kohe, në me të kordonit të milicisë së pushtuesit serb, ku të shkonte edhe koka.

Sot Eugen Saraçini është president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, njihet me qetësinë e tij dhe gjithnjë me synime që të rrisë nivelin e këtij sporti.

E veçantë apo jo, 24 vite me parë, kokën në gërshërë nga pushtuesi serb, sot në krye të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat