KHF Çair, sot e pret dueli kundër Gjevgjelisë

Hendboll

KHF Çair, sot e pret dueli kundër Gjevgjelisë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:33
KHF Çair, sot e pret dueli kundër Gjevgjelisë

Hendbollistet e Çairit (e martë) i pret ndeshja kundër Gjevgjelisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të jaëvs së katër të Ligës së femrave. Basri Latifi dhe Gafur Hasani janë otimist se vashat e tyre do të vazhdojnë me paraqitjet pozitive në sezonin e ri, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

KHF Çair ka tre fitore në po aq ndeshje dhe së bashku me Kumanovën kryesojnë renditjen.

Takimi e sotëm ndaj Gjevgjelisë do të luhet në palestrën sportive “Enver Idrizi” me fillim prej orës 19:45.

Ndërsa, pas kësaj ndeshje KHF Çair do të bëhet gati për udhëtimin në Ishujt Faroe, ku do ta presin dy ndeshje ndaj H71 nga Torshavn, në garat e EHF kupës.

Të dy ndeshjet luhen gjatë fundjavës së ardhshme, të shtunën dhe të dielën.

Këto dy takime janë një përvojë e re për klubit tonë, pas aventurës së vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat