Prishtina favorite, Kastrioti në presion të Deçanit

Hendboll

Prishtina favorite, Kastrioti në presion të Deçanit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:52
Prishtina favorite, Kastrioti në presion të Deçanit

Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e javës së pestë. Për shkak se zgjedhjet lokale mbahen në Kosovë të dielën, ndeshjet luhen të premten e të shtunën.

Takimi i parë është në Rahovec, të premten nga ora 18:30. Takohen Rahoveci dhe Zhegra. Rahoveci është i gjashti me 4 pikë. Ndërkohë Zhegra është e fundit, pa pikë.

Të premten është edhe takimi Prishtina – Drenica, që zhvillohet prej orës 19:00. Prishtina është favorite e madhe. Prishtina renditet e treta me 6 pikë, kurse Dernica i ka 2 pikë në vendin e tetë.

Trepça synon të vazhdoj me bilanc të qindpërqindtë në Superligë. “Xehetarët” të shtunën nga ora 18:00 e presin Llapin. Trepça është e dyta me 8 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vendin e parë. Llapi ka pasur fillim të suksesshëm të edicionit dhe renditet i katërti me 6 pikë.

Rivalitet pritet në takimin Deçani – Kastrioti, që është të shtunën nga ora 19:00. Deçanasit po kërkojnë pikët e para në Superligë, ndërsa ferizajasit të kthehen te fitorja pas tri dështimeve rresht. Kastrioti është i shtati me 2 pikë, ndërsa Deçani i parafundit (9), pa pikë.

Ndeshja Besa Famgas – Vëllaznimi zhvillohet më vonë pasi skuadra pejane ka ndeshje evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat