Muqolli para ndeshjes evropiane kundër ekipit serb: Gjasat janë 50 me 50

Hendboll

Muqolli para ndeshjes evropiane kundër ekipit serb: Gjasat janë 50 me 50

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:12
Muqolli para ndeshjes evropiane kundër ekipit serb: Gjasat janë 50 me 50

Besa Famgas nga Peja, kampion i Kosovës, të dielën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Pejanët janë të përgatitur dhe e njohin mirë rivalin nga Banjalluka, ekipin serb Borci, e cila garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës, me të cilën janë ndeshur disa herë në garat zyrtare.

Media serbe, “Monda.ba”, ka shkruar për Besa Famgas.    

“Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli nuk mendon se skuadra e tij është favorite në duelin e ri të ardhshëm kundër Borcit m: tel të Banjallukës në raundin e dytë të Kupës Evropiane EHF, por ai vuri në dukje se gjasat për të kaluar më tej janë të barabarta”, shkruan mes të tjera ky medium.

"Krahasuar me ekipin e sezonit e kaluar, ne mbetëm pa tre hendbollistë të rëndësishëm.

Spanjolli Victor Alonso Garcia u largua së bashku me trajnerin Javier Cabanas, greku Haralampos Mallios nuk është më me ne dhe ne mbetëm pa një lojtar të rëndësishëm mbrojtësin Bujar Ramosaj. Nikola Prçe,  anëtar i ekipit kombëtar të Bosnjës, është asistent im në stafin profesional", tha Muqolli.

"Ashtu si vitin e kaluar, gjasat për të kaluar më tej janë 50:50. Jam i sigurt që ata mendojnë kështu edhe në klubin e Banjallukës", - tha Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat