Istogu i pafat, mposhtet në minutat e fundit nga kampionja e Islandës

Hendboll

Istogu i pafat, mposhtet në minutat e fundit nga kampionja e Islandës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:50
Istogu i pafat, mposhtet në minutat e fundit nga kampionja e Islandës

Nënkampionja e Kosovës, Istogu, ishte shumë afër rezultatit pozitiv por e tradhtuan 7 minutat e fundit të ballafaqimit.

Istogu mposhtet me rezultat 26:22 (11:12) nga kampionja e Islandës, Ka/Por, në sfidën e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës (femrat).

Istogu shkoi në pushim me rezultat 12:11 por në pjesën e dytë nuk iu priu edhe fati edhe bënë disa gabime, kësisoj mundet nga rivalja.

Në minutën e 11-të, hendbollistet e Istogut ishin në epërsi me 3 gola (4:1), ndërsa në vazhdim u zhvillua rivalitet i madh.

Në minutën e 17-të, barazohet rezultati 8:8, mysafiret kalojnë në epërsi me 8:9 dhe në fund të pjesës së parë Istogu avancon me 12:11.

Pjesa e dytë sikur e para, me rivalitet të madh.

Në minutën e 46 rezultati baras (19:19) sikurse edhe në të atë të 50-tin (21:21).

Mysafiret shënuan fitore me rezultat 26:22, për të cilat është një epërsi e mirë për takimin e kthimit përkatësisht nesër (18:00) po ashtu luhet në Istog sipas marrëveshjes së ekipeve.

Hendbollistja Unnur Omarsdottir me 7 gola është më efikasja të islandezet, e ndihmuar nga Asta Heimisdottir me 5 gola, ndërsa Esma Muratoviq u veçua me 12 gola të Istogu.

Kryetrajneri Faruk Shala është në telashe sepse duhet të kërkojë përmbysjen e këtij rezultatit, për t’u kualifikuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat