KHF Istogu: Gabimet teknike ndikuan në rezultatin përfundimtar

Hendboll

KHF Istogu: Gabimet teknike ndikuan në rezultatin përfundimtar

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:29
KHF Istogu: Gabimet teknike ndikuan në rezultatin përfundimtar

Istogu ishte shumë afër rezultati pozitiv por gabimet i kushtuan shtrenjtë dhe pësuan humbje me rezultat 26:22 nga kampionja e Islandës, Ka/Por, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll. 

Istogu e pranon se humbja ndodhi shkaku i gabimeve.

“Istogu humb ndeshjen në 10 minutat e fundit.

Istogu zhvilloj ndeshje të mirë por nuk arriti ta përmbyll në ritmin e njëjtë që e filloi ndeshjen. 

Ishin 10 minutat e fundit të ndeshjes, ku Istogu humbi përqendrimin, duke prishur konceptin e lojës, loja individuale në këta 10 minuta ndikoi të Istogu, bëri të kemi shumë gabime teknike që ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Mbetet që nesër të përpiqemi të përmbysim disavantazhin nga 4 gola.

Ndeshja e kthimit luhet nesër, në ora 18:00, në Istog!”, shkruan në faqen e klubit Istogu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat