Prishtina e gatshme për ndeshjen me ish-nënkampionin evropian

Hendboll

Prishtina e gatshme për ndeshjen me ish-nënkampionin evropian

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:11
Prishtina e gatshme për ndeshjen me ish-nënkampionin evropian

Hendbollistet e Prishtinës janë të gatshme për ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Sot nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina takohet me WHC Vardar nga Shkupi. Vardari dekadën e kaluar ishte prej klubeve më të mëdha evropiane. Por nuk e ka forcën që e kishte dikur. Pas tri vitesh është kthyer në skenën evropiane.

Pesë herë rresht klubi shkupjan ishte paraqitur në Final4 të Ligës së Kampionëve. Në finale kishte luajtur në vitin 2017 e 2018, ndërsa kishte humbur nga Gyori.

Prishtina ka skuadër solide, me disa të huaja në përbërje e po ashtu me disa reprezentuese të Kosovës. Dhe synon avancimin në raundin tjetër.

Edhe Prishtina ka munguar për një kohë nga skena evropiane. Së fundi kishte luajtur në shtator të vitit 2017, kur ishte ndalur nga Bruehli zviceran.

Kjo është pjesëmarrja e dhjetë e Prishtinës në gara evropiane.
Ndeshja e kthimit është pas një jave në Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat