Besa Famgas kërkon rezultat të favorshëm në Banjallukë

Hendboll

Besa Famgas kërkon rezultat të favorshëm në Banjallukë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:34
Besa Famgas kërkon rezultat të favorshëm në Banjallukë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është vendosur të shtunën në Banjallukë, pas udhëtimit të gjatë për në këtë qytet të Bosnjë-Hercegovinës.

Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Borik”, Besa Famgas përballet me Borcin e Banjallukës në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Është kjo hera e tretë që Besa e Borci luajnë në garat evropiane. Vjet dy ndeshjet ishin shumë të forta dhe të barabarta. Për një gol, Besa nuk avancoi tutje, ndonëse kishte paraqitje të nivelit të lartë.

Te Besa Famgas janë bërë ndryshime të shumta në skuadër, njëjtë si te Borci.

Në klubin pejan janë shprehur optimist për duelet me Borcin, ndonëse janë të vetëdijshëm se në Banjallukë i pret ndeshje e vështirë. Lojtarët e Kombëtares së Kosovës pritet ta udhëheqin Besën drejt paraqitjes së suksesshme, ndërsa kontribut pritet edhe nga lojtarët e huaj.

Derisa vitin e kaluar ndeshja e parë ishte luajtur në Pejë dhe e dyta në Banjallukë, këtë herë është e kundërta. Ndeshja e kthimit është në Pejë, pas një jave, dhe kjo vlerësohet përparësi për kampionen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat