Esma Muratoviq pas eliminimit të Istogut: Treguam se si luajmë me zemër kundër kampioneve të Islandës 

Hendboll

Esma Muratoviq pas eliminimit të Istogut: Treguam se si luajmë me zemër kundër kampioneve të Islandës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 21:02
Esma Muratoviq pas eliminimit të Istogut: Treguam se si luajmë me zemër kundër kampioneve të Islandës 

Istogu me gjithë angazhimin në të dy ndeshjet nuk nxori rezultat të favorshëm në përballje me kampionen e Islandës, Ka/Por.

Istogu sfidën e parë e humbi me rezultat 26:22, ndërsa sot me 37:34, duke u eliminuar nga rrethi  i dytë i Kupës së Evropës.

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, Esma Muratoviq, tha se treguan lojëra të mira në të dy ndeshjet në Istog.    

“Mendoj se kemi luajtur dy ndeshje cilësore në një nivel të fortë. 

Ne jemi një ekip e re që nuk ka shumë lojtare për momentin, por ne treguam se si luajmë me zemër kundër kampioneve të Islandës. 

Ne nuk u dorëzuam dhe dhamë më të mirën në këtë moment.

Faleminderit të gjithëve që erdhën për të na mbështetur”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Për dy ndeshje keni shënuar gjithsej 28 gola (12 në të parën e 16 në të dytën), më shumë se 50 për qind gola, si ndiheni?

“Ndihem sikur jam në formë më të shkëlqyer dhe dua të vazhdoj kështu”, thotë Esma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat