Fitorja e tretë për Rahovecin

Hendboll

Fitorja e tretë për Rahovecin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:32
Fitorja e tretë për Rahovecin

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të hënën, Rahoveci në palestrën e vet, e mposhti Zhegrën me rezultat 31:23. 14:10 ishte rezultati pas pjesës së parë.

Ndeshja i takoi javës së pestë. Tani Rahoveci ka 6 pikë, ndërsa Zhegra mbetet pa pikë.

Egzon Vuçitërna e Arlind Tanushi ishin më efikasët te Rahoveci me nga 6 gola. Te Zhegra 7 gola i shënoi Arbër Aliu.

Në Superligën e hendbollisteve janë luajtur dy ndeshje të javës së pestë. Ferizaj fitoi ndaj Vjosës me 38:24.

Ndërkohë të hënën, Ulpiana pësoi si vendase nga Vëllaznimi me rezultat 25:22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat