Media serbe: Evropa për shkak të Kosovës, kërcënon me dënime klubin e Republika Srpska-s

Hendboll

Media serbe: Evropa për shkak të Kosovës, kërcënon me dënime klubin e Republika Srpska-s

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2021 Në ora: 19:22
Media serbe: Evropa për shkak të Kosovës, kërcënon me dënime klubin e Republika Srpska-s

Nuk është hera që në palestrën “Borik” në Banjallukë, dëgjohet këngë të poshtra e kërcënime të rënda nga tifozët e klubit të Republika Srpska, Borci nga Banjalluka, e cila garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, të dielën që e lamë pas, përjetoi fyerjet dhe kërcënimet më të rënda nga publiku serb i Banjallukës, si “vritni shqiptarët, Kosova është Serbi etj”.

Pejanët pësuan humbje me rezultat 28.25 nga Borci, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së EHF-it në hendboll (meshkujt). 

“EHF ka filluar procedurat kundër Borci m: tel, qytetarët e Banjallukës kërcënohen me dënim.
Në ndeshjen kundër Besës, tifozët e ‘kuqebluve’ kënduan këngë fyese, gjë që u vu re nga delegati dhe ai shkroi në raport, për të cilin skuadra e Banjallukës mund të ndëshkohet.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka nisur një hetim pas ndeshjes Borci m: tel - Besa Famgas për shkak të brohoritjeve të papërshtatshme të tifozëve të ekipit të Banjallukës.

Delegati i takimit, Vladimir Rancik nga Sllovakia, deklaroi në raportin e tij se "një grup i madh i tifozëve të ekipit vendas kënduan këngë ofenduese", dhe ai gjithashtu bashkëngjiti video materialin.

‘EHF inkurajon miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis anëtarëve dhe nuk lejon diskriminim në asnjë bazë - politike, racore dhe fetare, dhe refuzon çdo praktikë të paligjshme në sport.

Ndeshjet nuk duhet të shërbejnë për të theksuar pikëpamjet politike,-"  thuhet në një deklaratë të EHF-it”, shkruan Media e Banjallukës, “Monda.ba”.

Ndeshja e kthimit në Pejë është në program të dielën, me 24 tetor në orën 18:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat