Gjyqtarët e FHK-së drejtuan shumë ndeshje evropiane

Hendboll

Gjyqtarët e FHK-së drejtuan shumë ndeshje evropiane

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:13
Gjyqtarët e FHK-së drejtuan shumë ndeshje evropiane

Gjyqtarët e Kosovës të hendbollit fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në gara evropiane. Të gjitha katër çiftet e gjyqtarëve nga Kosova me thirrje të EHF-së, ishin të deleguar në ndeshje të kupave evropiane.

Sherif Xhema e Besfort Jahja ishin në Bodrum të Turqisë, ku drejtuan ndeshjen Yalikavaksports Club – MTK Budapest. Fitore me 33:24 shënoi Budapesti. Ndeshja i takoi raundit të dytë kualifikues së Ligës Evropiane për hendbolliste.

Çiftet tjera ishin të deleguar në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Vjenë të Austrisë ishin Erdoan e Arsim Vitaku që drejtuan takimin Fivers – Baekkelaget Handball Elite. Skuadra mysafire nga Norvegjia fitoi 38:34.

Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin në Nea Kios të Greqisë. U takuan skuadrat greke Diomidis Argous dhe Bianco Monte Drama. Fitore me 30:26 shënoi kjo e dyta.

Ilir Bytyqi e Syart Kasapi drejtuan dy ndeshje në Novo Mesto të Çekisë. U takuan Karvina dhe Izmiri turk. Karvina e fitoi ndeshjen e parë me 32:26, ndërsa të dytën me 32:25.
Gjyqtarët e FHK-së tashmë janë të rregullt me delegime në skenën evropiane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat