Eugen Saraçini: Ekipi i Besës me trajnerin Muqolli dëshmuan cilësi të lartë 

Hendboll

Eugen Saraçini: Ekipi i Besës me trajnerin Muqolli dëshmuan cilësi të lartë 

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 20:28
Eugen Saraçini: Ekipi i Besës me trajnerin Muqolli dëshmuan cilësi të lartë 

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, uron kampionin e Kosovës, Besa Famgas, për kualifikimin e rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Besa Famgas shkëlqeu me lojë ndaj ekipit nga Republika Srpska, Borci, duke e mundur me rezultat 29:22 dhe e përmbysi humbjen e ndeshjes së parë me 28:25.

 “Fitore e madhe dhe e merituar e Besa Famgas kundër ekipit të Borac nga Banja  Lluka, sonte ne Karagac (29:22).

Ekipi i Besës me trajnerin Muqolli dëshmuan cilësi të lartë, ishin te frymëzuar dhe dërrmuan kundërshtarin.
Organizimi i jashtëzakonshëm, publiku korrekt dhe suportues shembullor. 

Urime Besa, suksese në rundin e tretë”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat