Heroi i Besës, që ‘ngriu’ serbët e Republika Srpska-s

Hendboll

Heroi i Besës, që ‘ngriu’ serbët e Republika Srpska-s

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:18
Mursel Mehmeti

Portieri Mursel Mahmeti është heroi i ndeshjes së Besa Famgas nga Peja, kampion në fuqi. 
Mehmeti pati mbrëmjen e tij, duke pritur shumë gjuajtje. 

Besa Famgas ngadhënjeu me rezultat 29:22 ndaj ekipit nga Republika Srpska, Borcit të Banjallukës, duke e përmbysur humbjen me 28.25 të sfidës së parë. 

Besa kualifikohet në rrethin e  tretë të Kupës së Evropës në hendboll, ndërsa Borci eliminohet e tubon valixhet për në shtëpi.

“11 pritjet e Murselit. Golat dhe lufta e Egzonit, Kastriotit, Denizit, Arbiosit, Jonit. Kontributi i gjithë të tjerëve, plus përkrahja e shikuesve. 

Rezultati: një fitore historike ndaj ish-kampionit evropian.

Formë e shkëlqyeshme e reprezentuesve të Kosovës, pjesë e Besa Famgas”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat