Vdiq Shani Brahushi, kontribuuesi i madh i hendbollit të Kosovës

Hendboll

Vdiq Shani Brahushi, kontribuuesi i madh i hendbollit të Kosovës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 00:25
Vdiq Shani Brahushi, kontribuuesi i madh i hendbollit të Kosovës

Ka vdekur të hënën në moshën 81-vjeçare Shani Brahushi, emri i njohur i hendbollit kosovar dhe atij gjakovar në veçanti.

Brahushi ka kaluar një jetë të tërë në hendboll, ndërsa ka dhënë kontribut në funksione të ndryshme. Ishte portier i shquar i Vëllaznimit të Gjakovës, ndërsa edhe pas karrierës së suksesshme ka mbetur në sportin tonë. Ishte trajner i Vëllaznimit, Rahovecit e Besës së Pejës. Ka qenë edhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të

Kosovës e po ashtu kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
I ndjeri e ka themeluar dhe e ka udhëhequr shkollën e hendbollit “Bashkim Idrizi” prej të cilës kanë dalë lojtarë të talentuar.

Varrimi i të ndjerit bëhet të martën nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i ka shprehur ngushëllime familjes së nderuar Brahushi.

“Në emër të gjithë familjes tonë të hendbollit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të personalitetit të rëndësishëm sportiv, Shani Brahushi. Kontributi i tij për hendbollin dhe për FHK-në është i çmuar dhe do të kujtohet gjithnjë.

Familja Brahushi por edhe të gjithë ne, kemi mbetur pa një person të dashur dhe të afërt”, ka shkruar Saraçini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat