Motra binjake që u larguan nga Kosova, sot luajnë në këtë shtet

Hendboll

Motra binjake që u larguan nga Kosova, sot luajnë në këtë shtet

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:54
Arlinda është në të majtë dhe Mirlinda në të djathtë

Motrat binjake nga Shkupi, Mirlinda dhe Arlinda Dinarica, tash e një kohë vazhdojnë karrierën në Kampionatin e Turqisë.
Motrat 21-vjeçare, lanë gjurmë në Kosovë përkatësisht në ekipin e Kastriotit nga Ferizaj. 

Mirlinda - portiere shumë e mirë, ndërsa Arlinda luan në pozitën e  alosë, të cilat një kohë kanë luajtur edhe në Gjermani. Mirlinda në KHF Kastrioti e Arlinda së fundi në KHF Çair nga Shkupi, sot me sukses paraqiten për ekipin “Tekirdag Spor” në Superligë.

Mirlinda e Arlinda deklarojnë se po kalojnë shumë mirë në mjedisin e ri.

“Në mjedisin e ri jemi si në shtëpinë tonë. Jemi të rrethuar nga njerëz të dashur dhe të respektuar. Kemi shoqëri shumë të mirë dhe kalojmë shumë mirë me ta”, thonë motrat Mirlinda e Arlinda për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Mirlinda tha se edhe në ekipin e Kastriotit ka kaluar mirë dhe iu është mirënjohës për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat