Para ndeshjes me Belgjikën, Saraçini iu drejtohet lojtarëve të Kombëtares së Kosovës

Hendboll

Para ndeshjes me Belgjikën, Saraçini iu drejtohet lojtarëve të Kombëtares së Kosovës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:47
Para ndeshjes me Belgjikën, Saraçini iu drejtohet lojtarëve të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është e përgatitur maksimalisht dhe synon fitore kundër Belgjikës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Ndeshja luhet nesër në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

"Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ka takuar lojtarët dhe shtabin teknik të Kombëtares së Kosovës në hendboll, në prag të ndeshjes me Belgjikën që zhvillohet të dielën nga ora 17.00. 

Saraçini ka përgëzuar lojtarët për angazhimin në ndeshjen me Turqinë, ndërsa ka kërkuar përkushtim maksimal në ndeshjen e rëndësishme me belgët.

Shtabi teknik dhe lojtarët kanë premtuar më të mirën për të vazhduar rritjen e Kombëtares së Kosovës", njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat