Kosova më e mobilizuar se kurrë, synon fitore ndaj Belgjikës

Hendboll

Kosova më e mobilizuar se kurrë, synon fitore ndaj Belgjikës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:05
Kosova më e mobilizuar se kurrë, synon fitore ndaj Belgjikës

Djelmoshat e Kombëtares së Kosovës, sot janë para sfidës së radhës në kualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll.

Kosova më e mobilizuar se kurrë, synon fitore ndaj Belgjikës.

Selektori Bujar Qerimi, e ka përgatitur ekipin në mënyrën më të mirë. 

Djemtë tanë synojnë fitoren e parë në Grupin 1 pas humbjes në Eskisehir me 25:23 nga Turqia.

Ndeshja luhet sot në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Atmosfera është fantastike para kësaj përballje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat