Kosova nuk tregohet e zgjuar, barazon me Belgjikën

Hendboll

Kosova nuk tregohet e zgjuar, barazon me Belgjikën

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:43
Kosova

Kombëtarja e Kosovës barazon me rezultat 28:28 me Belgjikën, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll. 

Kosova dhe Belgjika fitojnë nga një pikë. 

Kosova nuk u tregua e zgjuar në momentet vendimtare, me gabimet e saja i dhuroi pikë belgëve.

Kombëtarja e Kosovës e përmbylli pjesën e parë me 2 gola epërsi (14:12).

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ishte atmosferë fantastike, një lojë e mirë e me rivalitet. 
Belgjika, fillimisht udhëhoqi me 0:1, 1:3, 2:5.  

Me kalimin e minutave, Kosova përmbysi epërsinë e rivalit. 

Barazohet rezultati 5:5, 7:7, pastaj avancojnë me 8:7, 10:7.

Në periudhën e parë të lojës u dalluan Valon Dedaj, Drenit Tahirukaj, Egzon Gjuka e portieri Flamur Gërbeshi, ndërsa te belgët i pakapshëm ishte Yes Van Cosen.

Në pjesën e dytë, Belgjika më e rrezikshme, barazoi rezultatin 14:14, duke udhëheq me 14:15 në minutën e 34-të.

Në minutën e 52-të, rezultati  23:23, 23:24, 24:24.

Në minutën e 57-të, Kosova në epërsi me rezultat 27:26.

Finishi i ballafaqimit me emocione e i paqartë. Belgët luanin me zgjuarsi e shfrytëzonin edhe disa gabime të kombëtares tonë.

Një minutë pa përfunduar takimi, Kosova me një lojtar më shumë. por që në vend që të shënojnë, ata dështuan duke i dhënë mundësi rivalit në veprimin e fundit. 

Kosova në veprim në 20 sekonda e fundit në pronësi të topit, por djemtë tanë e zhagiten veprimin dhe u pajtuan me barazim (28:28). 

Drenit Tahirukaj me 6 gola, Egzon Gjuka e Deniz Terziqi, secili me nga 4 gola, ishin më efikasit te Kombëtarja Kosovës. 

Quinten Colman me 6 gola është më i dalluari të Belgjika.

Greqia kryeson me 4 pikë në grupin 1, pasojnë Turqia me 2, Belgjika 1 dhe Kosova me 1 pikë.

Kosova - Belgjika2 8:28 (14:12)
Kosova: Dre. Tahiurkaj 6, Gjuka 4, Dedaj 3, Kabashi 2, Terziqi 4, Quni 2, Shabani 2, Jupa 2, Hoxha 1, Dri. Tahirukaj 1, Muqolli 1, Gërbeshi, Mushkolaj, Berisha, Ramosaj, Zogaj.  
Belgjika: Colman 6, Van Cosen 4, Danesi 4, Gille 3, De Beule 3, Braun 2, Serras 1, Ooms 1,  Glorieux 1, Denert 1, Cadel 2, Koetters, Marchal, Bolaers, Vanhove, Siraut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat