Istogu demolon Vushtrrinë, nëntë fitore rresht!

Hendboll

Istogu demolon Vushtrrinë, nëntë fitore rresht!

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:06
Istogu demolon Vushtrrinë, nëntë fitore rresht!

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është sikur në qiellin e shtatë, nuk ka kush i del para në nëntë javët e para në Superligën e Kosovës.

Istogu e demolon me rezultat 31:16 (14:9) kampionen në fuqi, Vushtrrinë, në takimin e javës së nëntë.

Vashat e Istogut e zotëruan ndeshjen, duke udhëhequr me 5 gola (14:9) në pjesën e parë. 

Pjesa e dytë ishte fatale për mysafiret, vashat e Istogut e zbrazën tërë arsenalin.

Hendbollistja Esma Muratoviq është më efikasja me 10 gola, e ndihmuar nga Albina Rugova me 7, Anja Bojaniq 4, Pranvera Ferataj 4, Yllka Shatri 3, Natalia Milatoviq 1, Dajana Miljaniq 1 Adelina Berisha 1. 
Lorena Matarova me 7 gola është më efikasja të mysafiret.

Istogu kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Vushtrrinë dhe Prishtinën, secila nga sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat