E diela e derbive

Hendboll

E diela e derbive

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:26
E diela e derbive

Ndeshje shumë interesante na presin të dielën, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Me të drejtë priten ndeshje të forta dhe hendboll cilësor. Kampionia dhe liderja e klasifikimit, Besa Famgas, e pret Prishtinën, në ndeshjen që fillon në ora 17:00.

Për Besën është prej sfidave të fundit para kthimit në skenën evropiane. Besa ka luajtur tetë ndeshje deri më tani dhe udhëheq në tabelë me 16 pikë. Pra ka vetëm fitore. Edhe Prishtina i ka tetë ndeshje, ndërsa mban vendin e tretë me 14 pikë.

Shumë interesante pritet të jenë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Trepça dhe Deçani – Rahoveci.

Ndeshja në Rahovec luhet prej orës 18:00, njëjtë si ajo në Deçan.

Të gjitha këto katër skuadra kanë pretendime të mëdha këtë edicion dhe kanë shfaqur lojëra të mira. Prej orës 18:00, të dielën, zhvillohet edhe ndeshja Llapi – Zhegra.
Xhiroja e dhjetë hapet të shtunën me takimin Kastrioti – Drenica (19:00).

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e tetë. Të dielen janë takimet Prizreni – KEK-u (18:00) dhe Vjosa – Samadrexha (17:00). Të hënën prej orës 17:00 luhet takimi Istogu – Ulpiana, kurse Drita e Lepenci përballen më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat