Besa Famgas demolon Prishtinën

Hendboll

Besa Famgas demolon Prishtinën

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:45
Besa Famgas demolon Prishtinën

Besa Famgas e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat 34:22.

Shkëputja e pejanëve filloi herët, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12. Prishtina nuk ia ka dalë të afrohet në pjesën e dytë dhe rezultati në fund ishte bindës për Besa Famgas, kampionen në fuqi.

Balsha Raçiq e Egzon Gjuka shënuan nga 6 gola për Besën, kurse 5 i kishte Kastriot Jupa. Te Prishtina, Vlerson Zherka ishte më efikasi me 7 gola. Për Besën ishte fitorja e nëntë rresht.

Udhëheq në tabelë me 18 pikë. Prishtina renditet e treta me 14 pikë. Pësoi humbjen e dytë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat