Besa Famgas kërkon mrekullinë e radhës në Evropë

Hendboll

Besa Famgas kërkon mrekullinë e radhës në Evropë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:07
Besa Famgas kërkon mrekullinë e radhës në Evropë

Besa nga Peja përgatitet për fitore kundër ekipit nga Rumania, Potaissa Turda. Besa Famgas kërkon mrekullinë e radhës në Evropë.

"Në ditën e flamurit, për një tjetër gëzim si ky në fotografi. Kampionia jonë, Besa Famgas, të dielën më 28 nëntor nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda.

Pasi eliminoi Borcin e Banjallukës, Besa Famgas synon ta tejkaloj edhe një gjigant tjetër të hendbollit. Me përkrahjen e shikuesve çdo gjë është e mundur.

Besa e Potaissa Turda takohen në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane", shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat