Istogu zotohet për fitore bindëse! Kastrioti i Ferizajt - i frikësuar 

Hendboll

Istogu zotohet për fitore bindëse! Kastrioti i Ferizajt - i frikësuar 

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:08
Faruk Shala

Liderja e Kampionatit të Kosovës, Istogu, synon fitoren e 11-të rresht dhe të përmbyllin stinorin vjeshtor me 100 për qind të pikëve të fituara.

Istogu kryeson me 20 pikë, ndërsa Kastrioti është në vend të pestë me 13 sosh.

Nesër në orën 18.00 takohen Istogu dhe Kastrioti, ndërsa cilësia është në anën e Istogut.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, zotohet për fitore sa më bindëse, që ta përmbyllin në mënyrë madhështore stinorin vjeshtor.

Madje Istogu e quan ndeshjen më shumë si një stërvitje e lehtë me Kastriotin se ndonjë rivale e denjë. 

Nga ana tjetër raportohet, se Kastrioti janë të frikësuar nga ndonjë humbje shumë e thellë duke e pasur parasysh punën e madhe që bëhet nga KHF Istogu, po ashtu edhe lojtare që ka shumë të mira. 

“Istogaset të shtunën në Palestren e Sporteve të Qytetit në Istog, në orën 18:00 presin skuadrën e Kastriotit nga Ferizaj.

Ndeshja ndaj Kastriotit është e fundit për këtë vit për skuadrën e Istogut e cila ka 10 fitore rresht në po aq ndeshje të luajtura.

Istogaset synojnë të ruajnë statusin e skuadrës së pamposhtur dhe ta përfundojnë sezonin si kampione vjeshtore.

Të gjithë dashamirët e sportit në përgjithësi e të hendbollit në veçanti i ftojmë që të shtunën të jenë në palestrën e qytetit, për ta përcjellur ndeshjen dhe për t’i përkrahur vajzat e Istogut”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat