Alonso i rikthehet Besës! Arben Muqolli: Shpresoj të kemi ditën tonë kundër rumunëve 

Hendboll

Alonso i rikthehet Besës! Arben Muqolli: Shpresoj të kemi ditën tonë kundër rumunëve 

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Alonso i rikthehet Besës! Arben Muqolli: Shpresoj të kemi ditën tonë kundër rumunëve 

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, është edhe më e kompletuar me rikthimin e hendbollistit spanjoll, Viktor Alonso.

Pejanët po përgatiten për sfidën e madhe të së dielës (18.00) në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, ku ndeshen me ekipin rumun AHC Potaissa Turda, ndeshje e vlefshme e rrethit të tretë të Kupës së Evropës.

Kampioni i Kosovës synon fitore që të janë sa me të qetë për ndeshjen e kthimit.

Image

Para se të arrijnë në këtë nivel, pejanët eliminuan ekipin serb nga Bosnja e Hercegovina, Borcin e Banjallukës.

Kryetrajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli, është prej me të merituarve që ekipi gjendet në rrethin e tretë, tha se ka sado kudo njohuri për rivalin.

“Mirë e njohim rivalin. Si vendas luajnë më mirë. Ata direkt janë kualifikuar në rrethin e tretë. Kanë ekip të mirë. Ne jemi duke u përgatitur qe sa kohë për këtë ndeshje.

Është kthyer Viktor Alonso, i cili është përforcim i madh për ne, si në mbrojtje dhe në sulm.

Është në formë të mirë. Nuk kemi asnjë lëndim, përveç Yll Muqollit, i cili është lënduar, si zëvendësim të tij kemi lojtarët nga Mali i Zi”, thotë Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Muqolli beson se me lojë të mirë do të arrijnë deri të fitorja të dielën mbrëma. 

 “Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë, siç ka qenë ndeshja me Borcin.

Me mbrojtje të fortë e me sulm mirë të organizuar, të shënojmë një rezultat të mirë e me një diferencë sa më të lartë, të shkojmë më komod pastaj në Rumani sepse e dijmë se atje do të jetë terren më i nxehtë. 

Do të jetë shumë vështirë, por shpresojmë të shënojmë fitore.

Në ndeshjen e parë, në ballafaqim direkt do të shohim edhe gabimet edhe ku duhet të përmirësohemi për takimin e kthimit”, tha Muqolli. Besa ka edhe malazezët Balsa Raçiç e Denis Shabanoviq.

“Jemi ekip e mirë por po na penalizon paksa liga e dobët në Kosovë, nuk po kemi ndeshje të forta, e cila nuk po jep përmirësime për Evropë. Shpresoj të kemi ditën tonë, të shënojmë fitore. Kemi nevojë shumë për përkrahje të publikut.

Ndeshjen e kaluam nuk patën aq shumë numër të madh për shkaqe të rrethanave pandemike, por atmosfera ka qenë shumë e mirë e motivuese për lojtarët e mi.

Presim përkrahje të publikut që me anime korrekte të na ndihmojnë në fitore sepse gjasat i kemi shumë të mira. 

Më vjen keq për shumë shikues që në ndeshjen me Borcin mbeten jashtë palestrës, por jo me fajin tonë, por për shkak të rregullave të kohës së pandemisë. Kjo nuk është në dorën tonë, nuk varet nga ne, por si vlerësohet situata nga organet kompetente përkatësisht që merren me pandemi”, përfundon Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat