Jupa para sfidës me rumunët: Do të shohim një Besë që do të japë atomin e fundit

Hendboll

Jupa para sfidës me rumunët: Do të shohim një Besë që do të japë atomin e fundit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:26
Jupa para sfidës me rumunët: Do të shohim një Besë që do të japë atomin e fundit

Potaissa Turda nuk është ekip e panjohur për kampionin e Kosovës, Besa Famgas nga Peja. 

Skuadra rumune edhe në vitin 2017 ka qenë në Kosovë, por është takuar me Trepçën nga Mitrovica. 

Nesër në orën 18.00, në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, ndeshen Besa Famgas dhe Potaissa Turda, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Hendbollisti Kastriot Jupa shpreson në rezultat t favorshëm.

 "Do të shohim një Besë që do të japë atomin e fundit për arritjen e objektivit, që është të shkruaj historinë me kalimin e këtij raundi", thotë pivoti Jupa.

Besës i duhet mbështetja e tifozëve në këtë ndeshje të rëndësishme për hendbollin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat