Trepça fiton derbin e rivalëve të vjetër

Hendboll

Trepça fiton derbin e rivalëve të vjetër

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Trepça fiton derbin e rivalëve të vjetër

Ndeshja mes Trepçës e Kastriotit ka arsyetuar epitetin e derbit të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në një atmosferë të bukur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, fitore ka shënuar skuadra vendase me rezultat 26:23. Por “xehetarët” është dashur të djersiten goxha shumë për të fituar përballjen me skuadrën tjetër me traditë, Kastriotin. Në palestër ishin rreth 300 shikues që i kanë ofruar përkrahje të madhe Trepçës.

Kastrioti ishte në epërsi pas pjesës së parë, 12:11. Fillimi i pjesës së dytë ishte i barabartë, ndërsa shkëputjen Trepça e ka nisur prej minutës së 43-të.

Në minutën e 47-të rezultati ishte 20:15 për vendasit. Epërsinë e krijuar në mesin e pjesës së dytë, mitrovicasit ia dolën ta menaxhojnë deri në fund. Por në përgjithësi ndeshja ishte e fortë me lojtarët e dy skuadrave që kanë luftuar për fitore. Ferizajasit kanë shfaqur lojë të mirë, por fondi i limituar i lojtarëve në fund e bëri të veten.

Fitim Klinaku me 8 gola dhe Alban Shabani me 7, ishin më efikasët te Trepça. Nga 3 gola i shënuan Sali Maxhera, Kushtrim Kastrati e Shpëtim Mehmeti. Te Kastrioti më efikasi ishte Festim Mustafa me 8 gola. Nga 6 i realizuan Aldi Rudari e Hamdi Salihi, ndërsa 2 gola i kishte Jeton Bislimi.

Trepça mbetet e dyta me 18 pikë nga 11 ndeshje. Kastrioti është i katërti me 12 pikë.

Fitoren e parë në këtë edicion të Superligës e ka shënuar Zhegra. Zhegrasit në Gjilan e mposhtën Drenicën me rezultat 39:28. 17:9 ishte rezultati pas pjesës së parë për Zhegrën.

Landrit Mustafi shënoi 10 gola për Zhegrën. 9 i kishte Agim Isufi, ndërsa 8 i realizoi Shkodran Shaqiri. Bled Sahiti u shqua me efikasitet te Drenica, duke realizuar 9 gola. 7 i shënoi Omer Gucati, ndërsa 4 Bleart Zariqi.

Zhegra tani ka dalë e parafundit (9), ndërsa në vendin e fundit ka zhvendosur Drenicën. Të dy skuadrat i kanë nga 2 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat