Rahoveci me fitore të madhe në Gjakovë

Hendboll

Rahoveci me fitore të madhe në Gjakovë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 23:19
Rahoveci me fitore të madhe në Gjakovë

Rahoveci ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar derbin e javës së 12-të të Superligës ndaj Vëllaznimit.

Të dielën në Gjakovë, Rahoveci fitoi me rezultat 27:25, ndonëse pas 30 minutave lojë ishte duke humbur 16:14. Në pjesën e parë gjakovarët vazhdimisht ishin në epërsi. Por pjesa e dytë ishte më ndryshe.

Fillimisht Vëllaznimi krijoi epërsi deri në katër gola, ndërsa pas minutës së 40-të rezultati u barazua në 20:20.

Rahoveci kaloi në epërsi 21:20, por Vëllaznimi sërish ktheu avantazhin prej një goli. Në minutën e 53-të rezultati ishte 25:23 për vendasit. Fundi i ndeshjes u takoi vreshtarëve. Lojtarët e Rahovecit shënuan katër gola deri në fund për fitoren 27:25.

Alban Haziri ishte më efikasi me 9 gola. Adonit Isufi i realizoi 5 gola kurse 4 i kishte Arlind Tanushi. Mali Luzha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 8 gola. Çlirim Rama i shënoi 4 gola.

Rahoveci është i katërti me 14 pikë nga 11 ndeshje. Vëllaznimi renditet i gjashti me 10 pikë.
Fitore të pritura të dielën kanë shënuar Trepça e Llapi. Trepça mposhti Zhegrën me 43:23, kurse Llapi fitoi ndaj Drenicës me 40:31.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat