Muqolli: Besa dha leksion me lojë të mirë

Hendboll

Muqolli: Besa dha leksion me lojë të mirë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:24
Muqolli: Besa dha leksion me lojë të mirë

Te Besa Famgas vlerësojnë paraqitjen që kishin të dielën mbrëma në Rumani në ndeshjen ndaj Potaissa Turdas. Besa Famgas humbi me 29:26 dhe kështu nuk mundi të avancojë përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane. Besa në Pejë kishte fituar me rezultatin 30:28.

Turda është skuadër e suksesshme evropiane, ndërsa ndaj saj kampionia jonë shfaqi vlera të mëdha. Ishte rivale e barabartë, ndërsa aksionet në fund vendosën fituesin.

“Ndaj Turdas në Rumani kemi bërë lojë shumë të mirë. Ekipi i Besës ka dhënë leksion me lojë të mirë, por ishte e pamundur të fitojmë. Nuk ka pasur shanse. Edhe pse nuk kam dëshirë të flas për referimi, por referimi ishte katastrofal në Rumani.

Më vjen keq prej këtyre djelmoshave që e japin çdo gjë nga vetja dhe bëjnë lojë shumë të mirë. Në ndeshjen e parë nuk isha i kënaqur me paraqitjen, por mbrëmë ishim të mahnitshëm. Është mëkat i madh që nuk u kualifikuam në xhiron e ardhshme dhe të shkruajmë histori”, ka thënë trajneri i Besës, Arben Muqolli.

“Besoj se do të jemi prapë në formë dhe të tregojmë lojëra të mira. Nuk ka arsye që të na bjerë morali. Ne ishim të mirë dhe e kemi merituar fitoren, edhe pse ekipi rumun ishte kundërshtar shumë i fortë. Por mbrëmë përfundimisht ne ishim shumë më të mirë”, ka shtuar trajneri pejan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat