Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Pragë

Hendboll

Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Pragë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:24
Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Pragë

Dy gjyqtarët prishtinas të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë drejtuar një ndeshje interesante evropiane të dielën.

Ata ishin të deleguar në takimin Dukla Praha – Drammen, që u luajt në Pragë të Çekisë. Ishte kjo ndeshja e kthimit e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 29:28 në të mirë të Drammenit. Me rezultat të njëjtë Dukla e kishte fituar ndeshjen e parë në Norvegji.

Kështu u ekzekutuan penalltitë, ndërsa fitore me rezultat të përgjithshëm 33:30 shënoi Drammeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat