Një ditë e veçantë për Bellma Bebën

Hendboll

Një ditë e veçantë për Bellma Bebën

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:48
Një ditë e veçantë për Bellma Bebën

Ka kohë që luan për ekipin gjerman të Bundesliga III, Wurm - Mitte, është hendbollistja shqiptare Bellma Beba. 

Vajza nga Gostivari sot ka një ditë të veçantë por edhe ka shumë emocione nga mesazhet e shumta që ka marrë, sidomos nga gjermanet, duke e uruar për datëlindjen e saj, 32 vite apo sa 32 figura që ka shahu në fushën startuese të lojës!

Bellma Beba luan në pozitën e qendrës, është lojtarja kryesore.

“Është një ditë e veçantë për mu. Një karrierë gati 17-18 vjeçare me këtë sport, që kam kaluar dhe po kalojë ditë bukura.

Është një ditë sa e përzemërt aq edhe emocionuese, me urime të shumta, të llojllojshme, që më japin forcë, sidomos nga  bashkëlojtaret e klubit. 

E imja është të jap maksimumin në çdo ndeshje. Vitet nuk janë asgjë, janë thjeshtë numra, unë jam në top formë dhe do të vazhdojë edhe për shumë vite”, tha Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Si kur isha 20, si 25 si sot 32 vjeçe, po këtë fuqi e kam. Kjo po shihet në fushën e lojës”, thotë Beba. 

“Shumë me thonë, as fytyra nuk ka ndryshuar, ajo Bebë si para 7 viteve, kjo më bën edhe me fuqizuese”, përfundoi Beba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat