Rahoveci kthen kokulur Kastriotin

Hendboll

Rahoveci kthen kokulur Kastriotin

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:58
Rahoveci kthen kokulur Kastriotin

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32:28.

Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Superligës

Adonit Isufi me 12 gola dhe Alban Haziri me 8, ishin më efikasët te Rahoveci. Festim Mustafa u dallua me efikasitet te ferizajasit, duke realizuar 8 gola. Hamdi Salihu i kishte 5 gola.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12.

Kastrioti megjithatë nuk u dorëzua dhe në minutën e 53-të u afrua në një gol, 27:26. Por edhe fundin e ndeshjes vendasit e kishin më të suksesshëm dhe fituan në fund me 32:28.

Me 16 pikë, Rahoveci renditet i katërti. Kastrioti është i pesti me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat