Kombëtarja e Kosovës nuk ndalet, përballet edhe me Malin e Zi

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës nuk ndalet, përballet edhe me Malin e Zi

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:59
Kombëtarja e Kosovës nuk ndalet, përballet edhe me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk do të ndalet, në përpjekje për të qenë në formë sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese të janarit.

Pasi javën e kaluar i luajti dy miqësore me Kuvajtin, Kombëtarja jonë të dielën luan miqësore edhe me Malin e Zi, që tashmë ka nisur përgatitjet për paraqitje në Evropianin 2022.

Ndeshja do të luhet në Podgoricë, nga ora 17:00. Në Podgoricë, Kosova kishte luajtur edhe ndaj Kuvajtit të cilën Kombëtare e ka mposhtur dy herë.

Përzgjedhësi Bujar Qerimi rastin ua ka dhënë shumë hendbollistëve dhe ka zgjeruar ekipin në prag të ndeshjeve kualifikuese të janarit.

Kombëtarja grumbullohet të premten në Prishtinë, ndërsa të shtunën është udhëtimi për në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat