Media malazeze jep arsyet pse nuk u luajt ndeshja me Kosovën

Hendboll

Media malazeze jep arsyet pse nuk u luajt ndeshja me Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:11
Media malazeze jep arsyet pse nuk u luajt ndeshja me Kosovën

Ndeshja ndërmjet ekipeve kombëtare të hendbollit për meshkuj, mes Malit të Zi dhe Kosovës, është anuluar për shkak se disa hendbollistë malazezë rezultuan pozitivë me koronavirus, njoftoi Federata e Hendbollit e Malit të Zi, shkruan media malazeze “Vijesti”.

“”Luanët” nuk do të luajnë sonte një ndeshje miqësore ndaj Kosovës në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian, e cila në janar do të mbahet në Hungari dhe Sllovaki.

Është bërë e ditur se disa përfaqësues të të dy përzgjedhjeve kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin.
Raportohet se skuadra duhet të kompletohet nga 2 janari, pas së cilës do të fillojnë përgatitjet përfundimtare për të përzgjedhur më të mirët për ndeshjet Evropiane.

Hendbollistët malazezë do ta nisin garat në evropian më 13 janar me duelin kundër Danimarkës”, shkruan mes të tjera media malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat