Istogu me dhurata simbolike për hendbollistet e akademisë 

Hendboll

Istogu me dhurata simbolike për hendbollistet e akademisë 

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Istogu me dhurata simbolike për hendbollistet e akademisë 

Kampionia vjeshtore e Kosovës, Istogu, gëzon hendbollistet e reja. 

Trajneri Faruk Shala me ekip ka bërë gjest simbolik dhe që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Istogu me dhurata simbolike për hendbollistet e akademisë në përmbylljen e vitit 2021

Në palestrën e sporteve të qytetit në Istog udhëheqësit e akademisë së hendbollit Istogu kaluan disa momente festive me hendbollistet e së ardhmës së klubit, duke iu ndarë atyre disa dhurata simbolike.  

Ndonëse ende nuk është bërë një vit nga hapja zyrtare e akademisë së hendbollit Istogu, ajo ka filluar të jep frytet e para të punës dhe përkushtimit për gjenerata të reja që është edhe qëllim primar i drejtuesve të skuadrës së Istogut dhe akademisë së hendbollit.

Synimi ynë është që në bashkëpunim me institucionet, sponzorët e klubit dhe prindërit më punë e përkushtim të arrimë që akademia e hendbollit Istogu të bëhët prej me të suksesshmeve në rajon.

Urojmë që nga këtu të dalin dhe të zhvillohen hendbolliste që do t’i prekun majet e hendbollit evropian dhe botëror.

Ju falenderojmë përzemërsisht dhe ju urojmë festat e fundvitit! Për një vit tjetër të mbarë”, shkruan në faqen e KHF Istogu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat