FHK: Me fitore hapim rrugën drejt kalimit...

Hendboll

FHK: Me fitore hapim rrugën drejt kalimit...

Më: 2 janar 2022 Në ora: 22:28
FHK: Me fitore hapim rrugën drejt kalimit...

Kosova po i zhvillon përgatitjet e fundit para sfidës me Greqinë, e cila do të zhvillohet të mërkurën (19.15) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Kombëtarja e Kosovës është gati për këtë ndeshje dhe synojnë fitore pas një barazimi e një humbje.  

“E fillojmë vitin me stërvitje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku të mërkurën mbrëma ju presim për të na përkrahur në ndeshjen me Greqinë. 

Na presin stërvitje të rëndësishme të hënën e të martën që në ndeshjen vendimtare të jemi në formë optimale. 

Me fitore hapim rrugën drejt kalimit në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat