Televizioni kombëtar grek tallet me flamurin e Kosovës, shfaq hartën e...

Hendboll

Televizioni kombëtar grek tallet me flamurin e Kosovës, shfaq hartën e...

Më: 9 janar 2022 Në ora: 22:45
Televizioni kombëtar grek tallet me flamurin e Kosovës, shfaq hartën e...

Televizioni kombëtar i Greqisë ka prodhuar një skandal të madh gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2023 mes Greqisë dhe Kosovës në hendboll.

“Dardanët” pësuan humbje sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë me një gol diferencë, pra 26:25.Televizioni kombëtar grek është tallur me flamurin e shtetit të Kosovës, duke e zëvendësuar hartën e kufijve të Kosovës me ata të Australisë.

Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë gabim teknik apo ka qenë veprim i qëllimshëm, duke parë qasjen e institucioneve greke në raport me shtetin dhe simbolet e shtetit të Kosovës.

Natyrisht se ky skandal i grekëve është shpërndarë shumë edhe në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar komentet negative.

Greqia është në mesin e shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat